RTSH Sport Live

Burreli, trajneri Nikaj: I besoj projektit

  • 22/02/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Burreli, trajneri Nikaj: I besoj projektit
“Diferencat në Kategorinë e Parë nuk janë shumë të mëdha, dallimin e bën organizimi”

Kategorian e Parë ka dhuruar surpriza në javën e 11-të. Nëse në Grupin B, Egnatia ka vendosur diktatin e saj, në Grupin A vazhdon konkurenca e madhe mes Burrelit, Dinamos dhe Korabit, me skuadrën matjane në vendin e parë, që erdhi menjëherë pas fitores me Vorën. Në një lidhje direkte me Rubrika Sportive në Radio Tirana, trajneri i skuadrës matjane, Samuel Nikaj ka deklaruar:  

“Fitore e vështirë përballë Vorës? Në Kategorinë e Parë diferencat mes skuadrave janë shumë të vogla. Diferencën mund të them se e bën organizimi. Ne jemi një ekip i organizuar, kemi ndërtuar një skuadër ambicioze që në fillim dhe jemi në kushte komode. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shikojmë përpara ndeshje pas ndeshja, të shikojmë se deri ku mund të arrijmë”.

Skuadra matjane është një skuadër kandidate për tu ngjitur në Superiore. Një moment që një qytet si Burreli nuk e përjeton prej shumë kohësh.

“Të konkurosht me Dinamon është diçka e madhe dhe ndoshta ndihesh pak inferior tek pjesa e emrit të klubit. Kemi lojtarë me eksperiencë, ashtu si dhe Dinamo, por kemi një organizim më të mirë. Kushtet në të cilat punojmë na japin një impuls pozitiv. Të punosh në këto kushte, është komode për çdo trajner”.

“Nëse do të ngjitemi në Superligë, nuk do bëjmë si Korabi apo Tërbuni, të ngjitemi dhe të zbresim menjëherë. Do të jemi një skuadër shumë e fortë, sepse I besoj projektit dhe drejtuesve. Në letër mund të them se kemi ekipin më të mirë, por jo gjithmonë fiton më I miri”, ka deklaruar trajneri i Burrelit.