RTSH Sport Live

Buzëqeshja e parë për Rusell dhe Mercedes në Garën Sprint

  • 12/11/2022
  • |
  • Formula 1
Buzëqeshja e parë për Rusell dhe Mercedes në Garën Sprint
Piloti britanik merr suksesin e parë sezonal, Sainz dhe Hamilton plotësojnë podiumin

George Russell, piloti i Mercedes fitoi ditën e shtunë Garën Sprint zhvilluar në pistën e Interlagos, Brazil. Gara e parafundit e kampionatit botëror, pa pilotin britanik të merrte suksesin e parë sezonal, por edhe për vetë makinën gjermane që ende nuk ka marrë një fitore këtë sezon. “Princi” i Mercedes bëhet i madh në Sao Paolo në garën e 100 kilometrave që i jep 24-vjeçarit emocione dhe një parakalim duartrokitjesh nga tifozët.

Pavarësisht se Carlos Sainz e mbylli në vendin e dytë, nuk duhet harruar që piloti  i Ferrarit mbart një penalitet për shkak të ndryshimit të makinës dhe do të penalizohet me 5 pozicione. Podiumin e mbylli Hamilton me makinën e Mercedes. Verstappen, kampioni i botës u rendit në vendin e katërt. Strategjia e gabuar  ishte që Red Bull montoi gomat e mesme duke e penalizuar jo pak holandezin. Në vendet 5 dhe 6 u renditën  Sergio Perez me Red Bull e Charles Leclerc me Ferrarin, që do e nisin garën nga vendet e mesit. Renditja e kësaj Gare Sprint do të shërbejë të dielën për startin e garës normale të Brazilit.

Gara Sprint

George Russell (Mercedes)

Carlos Sainz (Ferrari)

Lewis Hamilton (Mercedes)

Max Verstappen (Red Bull)

Sergio Perez (Red Bull)

Charles Leclerc (Ferrari)

Lando Norris (McLaren)

Kevin Magnussen (Haas)

Sebastian Vettel (Aston Martin)

Pierre Gasly (AlphaTauri)

Daniel Ricciardo (McLaren)

Mick Schumacher (Haas)

Guanyu Zhou (Alfa Romeo)

Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Fernando Alonso (Alpine)

Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

Lance Stroll (Aston Martin)

Esteban Ocon (Alpine)

Nicholas Latifi (Williams)

OUT

Alexander Albon (Williams)

 

NISJA

Rreshti i parë

  1. George Russell (Mercedes)
  2. Lewis Hamilton (Mercedes)

Rreshti i dytë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Sergio Perez (Red Bull)

Rreshti i tretë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Lando Norris (McLaren)

Rreshti i katërt

  1. Carlos Sainz (Ferrari)
  2. Kevin Magnussen (Haas)

Rreshti i pestë

  1. Sebastian Vettel (Aston Martin)
  2. Pierre Gasly (AlphaTauri)

Rreshti i gjashtë

  1. Daniel Ricciardo (McLaren)
  2. Mick Schumacher (Haas)

Rreshti i shtatë

  1. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
  2. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Rreshti i tetë

  1. Fernando Alonso (Alpine)
  2. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

Rreshti i nëntë

  1. Lance Stroll (Aston Martin)
  2. Esteban Ocon (Alpine)

Rreshti i dhjetë

  1. Nicholas Latifi (Williams)
  2. Alexander Albon (Williams)