RTSH Sport Live

Bylis pëson humbjen e parë, Korabi bllokohet në Lushnje

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Bylis pëson humbjen e parë, Korabi bllokohet në Lushnje
Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të në Kategorinë e Parë ku nuk kanë munguar surprizat

Në mesjavë u luajt java e 10-të e Kategorisë së Parë. Rezultate surprizë dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte disfata e Bylisit. Pas 9 fitoreve rradhazi skuadra e Jeton Beqirit pëson humbjen e parë ndaj Shkumbinit. Takimi i luajtur në Peqin përfundoi me shifrat 2-0 me golat e Maganit dhe Barbosas.  Një humbje e tillë nuk u shfrytëzua nga Korabi që nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Lushnjes. Ndërkohë, Erzeni fitoi vetëm në frymën e fundit ndaj Burrelit ku vendosi goli i Raboshtës në minutën e 92’ për ta çuar diferencën me kreun tashmë -5 pikë larg. Besa rikthehet në pikën zero pasi u mund nga Tërbuni me shifrat 1-0.

REZULTATET

Apolonia-Turbina 2-0

Erzeni-Burreli 1-0

Lushnja-Korabi 0-0

Maliqi-Besëlidhja 2-3

Shkumbini-Bylis 2-0

Terbuni-Besa 1-0

Tomori-Butrinti 0-0

Vora-Pogradeci 3-0