RTSH Sport Live

Bylis prezanton portugezin Souza

  • 09/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Bylis prezanton portugezin Souza
23-vjeçari i Maritimos është bashkuar me skuadrën mallakastriote

Bylis bën prezantimin e bujshëm të merkatos verore, pasi zyryarizon ish lojtarin e Benfikës dhe Maritimos, Aires Souza. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi mallakastriot shkruan se, pasi debutoi me gol në miqësoren kundër Skënderbeut, ku ishte ende në fazë testuese, Souza fitmos kontratën me skuadrën e rikthyer në Kategorinë Superiore pas një sezoni në të Parën. Souza do të pozicionohet në sulmin e ballshiotëve, që duket se e kanë kompletuar repartin e avancuar të skuadrës, që këtë sezon ka objektiv mbijetesën.

23 vjeçari e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2017 me Sporting Covilha dhe pas 5 sezoneve në Portugali ai nis aventurën në Shqipëri me fanellën e Bylisit, ku do të kërkojë të lejë gjurmë në aventurën e parë larg vendit luzitan. Gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Pogradec, Bylis ka regjistruar fillimisht një humbje me Skënderbeun dhe suksesin e pastër 3-0 kundër Partizanit.