RTSH Sport Live

Cannavaro, rrëfim choc: Kur isha tek Inter, kam menduar tërheqjen

  • 15/04/2021
  • |
  • Itali
Cannavaro, rrëfim choc: Kur isha tek Inter, kam menduar tërheqjen
Ish-mbrojtësi i përgjigjet një prej ndjekësve të tij duke pranuar se ai kishte menduar të varte këpucët kur luante për zikaltërit

Në karrierën e tij të shkëlqyer, Fabio Cannavaro grumbulloi shumë trofe, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe duke fituar njohjen më të rëndësishme në nivel individual: Topin e Artë, të fituar në 2006 pasi u bë kampion bote me Italinë në Berlin. Megjithatë karriera e mbrojtësit napolitan mund të kishte përfunduar disa kohë më herët, kur ai luajti për Interin.

Fabio, në fakt, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, iu përgjigj pyetjes së një tifozi që e pyeti nëse e kishte menduar ndonjëherë të varte këpucët. Dhe zbulimi i Cannavaro i lë të gjithë të habitur: "Po, unë isha tek Inter dhe kisha shumë stres. Në atë vit e gjysmë atje vërtet vuajta shumë dhe në një moment më erdhi ky mendim. Një mendim që më pas për fat të mirë e hodha larg ”.

 Ishte viti 2004 dhe Cannavaro ishte vetëm 31 vjeç. Për fat të mirë, atëherë, ai vendosi të vazhdojë të provojë me fanellat e Juve dhe Real Madrid se ai është ende një nga mbrojtësit më të fortë në skenën botërore. Pastaj një vit në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Al Ahli dhe pension në 2011.