RTSH Sport Live

Capello kritikon Guardiolën: Ka gabuar në formacion      

  • 29/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Capello kritikon Guardiolën: Ka gabuar në formacion      
Ish-trajneri i njohur kritikon spanjollin: “I dhuroi pjesën e parë Tuchel, i cili e meritoi suksesin”

Fabio Capello “dërrmon” Pep Guardiolën pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij, Manchester City ndaj Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto. "Ai bëri një gabim në formacionin në pjesën e parë - tha ish trajneri i Milanit, Juve dhe Romës menjëherë pas ndeshjes -. Pika e dobët e City janë dy mbrojtësit qendrorë, me Stones në veçanti që nuk mund të mbrojë, dhe Gundogan para tyre ai nuk mund të garantonte filtrin e nevojshëm".

Dhe kur trajneri spanjoll bëri riparimet, ishte tepër vonë: "Me hyrjen e Fernandinho, ekipi ishte më i ekuilibruar, por pasi i dhanë kundërshtarëve të tyre pjesën e pare, nuk ishte e mjaftueshme".

Lëvdata për gjermanin Thomas Tuchel, i cili çoi Chelsea në majën e Europës: "Ai i dha lojë dhe personalitet ekipit të tij - tha Capello -, duke theksuar karakteristikat teknike të disa lojtarëve dhe gjithashtu duke demonstruar se investimet e verës ishin të drejta. Chelsea dinte të vuante kur ishte koha dhe të shtynte përpara kur kishte një mundësi për të goditur. Një fitore e merituar dhe një rezultat i shkëlqyer".

'Don Fabio' u impresionua nga shpejtësia me të cilën Tuchel arriti të vendosë diktatin e tij: "Vitin e kaluar ai humbi finalen me një PSG në të cilën kishte lojtarë yje, këtu në vend të kësaj ai ndërtoi një ekip me shpejësi, duke i dhënë personalitet, besim dhe një sistem loje. Lojtarët e kuptuan që ai e kishte kuptuar dhe me mbrojtje dhe kundërsulm, falë cilësisë së interpretuesve të tij dhe një kapiteni të vërtetë si Azpilicueta, ai fitoi trofeun".