Dueli mes Carlos Sainz dhe Charles Leclerc gjatë Çmimit të Madh të Italisë vazhdon të shkaktojë diskutime. Babai i spanjollit, një ish-kampion i Rally, akuzoi ekipin e Maranellos për trajtimin me rezerva për djalin e tij, duke ndezur polemika mbi favorizimin e supozuar të Vasseur ndaj bashkatdhetarit të tij.
"Situata është kurioze. Te Ferrari - tha babai i pilotit - ata sillen ndryshe në varësi të momentit. Është gjithmonë djali im ai që pyet nëse mund të sulmojë, është gjithmonë ai që duhet të kuptojë pse kur është prapa nuk mund të parakalojë, ndërsa kur është radha e Leclerc, pozicionet nuk janë të ngrira. Në rregull, do mbaj rezultatin, vendin e tretë. Duke pasur parasysh se si mbaroi gara, preferova që të gjitha të ndodhin pa asnjë urdhër. Djali im përfundoi në podium. Me meritë”.