RTSH Sport Live

Carragher për Arthur: Jo ai që i duhej Liverpool

  • 02/09/2022
  • |
  • Angli
Carragher për Arthur: Jo ai që i duhej Liverpool
Ish-mbrojtësi i njohur komention kalimin e brazilianit tek ‘Reds’

E ndjeshme, por jo e dobishme deri në fund të kauzës. Jamie Carragher “refuzon” transferimin e Arthur tek Liverpool nga Juventusi dhe e bën këtë troç. Ish-flamuri i Reds ka komentuar për Sky Sports për ardhjen e brazilianit në formë huazimi te klubi i trajnerit Jurgen Klopp.

“Unë nuk mendoj se Arthur është ai që i duhej Liverpool”, tha Carragher. "Ne kishim nevojë për një lojtar më të ri dhe më energjik. Unë mendoj se Arthur mund të mbushë një hapësirë ​​dhe kjo është arsyeja pse Liverpooli e huazoi atë dhe në momentin e fundit”. Dhe përsëri ish-flamuri i Reds shtoi: "Mesfushori aktual që ata duan (Bellingham) nuk është i disponueshëm për momentin, kështu që mendoj se huazimi i dikujt është ende i arsyeshëm”.

Do të shohim se çfarë eksperience do të ketë Arthur dhe cilat do të jenë performancat e tij. Për brazilianin është një huazim dhe një mundësi e re për të treguar vlerën e tij.