RTSH Sport Live

Ceferin “djeg” Orsaton, Marciniak favorit për të gjykuar finalen e Euro 2024

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Ceferin “djeg” Orsaton, Marciniak favorit për të gjykuar finalen e Euro 2024

Daniele Orsato nuk do të gjykojë finalen e Kampionatit Evropian 2024. Sipas asaj që raportohet nga portali polak Sport.pl, bazë për këtë zgjedhje do të ishte një diktat ose diçka e ngjashme nga Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, i cili do të kishte folur me Roberto Rosettin, president i Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, duke i shpjeguar zhgënjimin e tij nga drejtimi i bilbilit italian në ndeshjen e 1/8-ve mes Portugalisë dhe Sllovenisë "të tij".

Në mënyrë të veçantë, duke hyrë në detaje, është penalltia e akorduar dhe më pas e humbur nga Ronaldo që nuk i ka pëlqyer numri një t futbollin europian.

Kjo është arsyeja pse emërtimet u ndryshuan, me Orsato që arbitronte një ndeshje çerekfinale, duke arritur në 4 ndeshje, shifra maksimale e vendosur nga Rosetti për çdo arbitër, duke e përjashtuar atë nga gara për në finale dhe gjysmëfinale, në të cilat nuk ka " politike” të parapara.

Slloveni Vincic dhe gjermani Zwayer gjykojnë gjysmëfinalet, ndërsa akti i fundit duhet të jetë radha e Szymon Marciniak, i cili do  të arrijë një rekord: do të ketë drejtuar finalen e Botërorit, Champions League, Botërorin për Klube, Superkupën europiane dhe kampionatin europian.