"Është e papranueshme që autoritetet italiane të vendosin që tifozët gjermanë të mos lejohen (në stadium). Kjo situatë është e patolerueshme. Duhet të bëjmë diçka urgjentisht sepse vendimi i marrë nga autoritetet është absolutisht i gabuar".
Kështu ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në lidhje me ndalimin e udhëtimit të vendosur për tifozët e Eintracht me banim në Frankfurt në kuadër të ndeshjes së kthimit të 16-shes së Ligës së Kampionëve në ‘Maradona’.
“Duhet të themi që nëse ndodh diçka e tillë nuk do të luajmë atje – vazhdoi ai për mikrofonat e ZDF – Është shumë e thjeshtë, do të ndryshojmë rregullat”.