RTSH Sport Live

Çelsi e nis me fitore, aktivizohet edhe Broja

  • 06/08/2022
  • |
  • Angli
Çelsi e nis me fitore, aktivizohet edhe Broja
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Kai Havertz

Chelsea e Thomas Tuchel debuton kundër Evertonit, dhe është menjëherë një sfidë për ish të madhin Frank Lampard në debutimin zyrtar të Raheem Sterling, referencë qendrore në 3-4-2-1 të Bluve me Havertz dhe Mount në mbështetje. Rasti i parë mban firmën e gjermanit, por fillimi i ndeshjes karakterizohet nga dëmtimi i keq që i ndodhi Godfrey, i cili doli me barelë dhe me maskë oksigjeni pas një kthese të panatyrshme të kyçit të këmbës. Rifillon pas nëntë minutash ndalesë dhe Chelsea është afër shënimit: Pickford shmang golin e Mount me një ndërhyrje të shkëlqyer, pas pesë goditjeve radhazi për blutë.

Evertoni, ndonëse i fashuar, përgjigjet njëlloj. Londinezët shtynë dhe panë avantazhin e Sterlingt të anullohej. Gjithsesi, goli I avantazhit vjen në minutën e 53-të me golin e Jorgingo në minutën e 53-të. Në minutën e 75-të në fushën e lojës u shfaq dhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Havertz.

Në finale Sterling thuajse dyfishoi, më pas sfida u pezullua për shkak të një problemi që i ndodhi një shikuesi: as rikuperimi i gjatë, mbi dhjetë minuta, nuk e ndryshon rezultatin. Chelsea fiton 1-0 dhe i përgjigjet Arsenalit dhe Tottenhamit: Londra kryeson Premier League.

REZULTATET