RTSH Sport Live

Çelsi fiton me vështirësi, Everton ndal Mançester Junajtid

  • 02/10/2021
  • |
  • Angli
Çelsi fiton me vështirësi, Everton ndal Mançester Junajtid
Werner u jep bluve fitoren në fund, që i bën ata të fluturojnë në krye, Djajtë e Kuq “kapen” nga Townsend

Me shumë vështirësi, Chelsea ka arritur të marrë një fitore 3-1 përballë Southampton dhe rrëmben njëkohësisht dhe vendin e parë në klasifikim. Chalobah zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të. Por miqtë u përgjigjën në pjesën e dytë me anë të Ward-Prowse, i cili më pas u ndëshkua dhe me karton të kuq. Gjithsesi, gjashtë minuta para përfundimit të sfidës është Werner që zgjidh situatën, ndërsa Chilwell firmos për 3-1 në fund.

Manchester United nuk arrin të riniset pas humbjes me Aston Villa, dukie barazuar këtë të shtunë 1-1 me Everton. Pa Cristiano Ronaldo e Sancho, me Cavani, Greenwood e Martial, Djajtë e Kuq kanë arritur të kalojnë në avantazh me anë të Martial në minutën e 43-të. Por në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të, Townsend ka arritur të vendosë barazpeshën, 1-1.

Solskjaer hedh në fushën e lojës dhe Ronaldo e Sanchez, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund. Të dyja skuadrat janë ngjitur në kuotën e 14 pikëve.