RTSH Sport Live

Çelsi gjithmonë i pari, Siti e Liverpuli në ndjekje

  • 02/12/2021
  • |
  • Angli
Çelsi gjithmonë i pari, Siti e Liverpuli në ndjekje
Blutë kaluan 2-1 në fushën e Ëatford, i njëjti rezultat për Citizens ndaj Aston Villas. “Poker” I të kuqve në derbin ndaj Everton

Chelsea mbetet lider i Premier Ligës falë fitores 2-1 ndaj Watford. Pas dy rasteve shumë të mira për vendasit, ndeshja është ndërprerë përkohësisht për shkak të ndërhyrjes urgjente mjekësore ndaj një shikuesi. Në rinisje, Mount godet shtyllën, ndërsa pas gjysmë ore Blutë e zhbllokojnë gjithsesi: Mount e ka të lehtë për të mposhtur Bachmann. Megjithatë, në minutën e 43-të, djemtë e Claudio Ranierit gjejnë barazpeshën me Denis, i cili e dërgon topin aty ku Mendy nuk arrin dot. Në minutën e 73-të, krosimi i Mount nga e majta gjen Ziyech, e majta e të cilit vlen për fitoren e çmuar.

Manchester City mbetet në ndjekje të kampionëve të Europës (-1): sërish vjen një 2-1 shumë i rëndësishëm jashtë fushe. Cancelo dhe Rodri janë ndalur nga dy pritje të mira të Martinezit. Në minutën e 27' Sterling i shërben Dias, gjuajtja e të cilit e bën Martinezin krejtësisht të pafuqishëm. Në 43' Gabriel Jesus asiston për Bernardo Silva, i cili nuk humbet dyfishimin. Aston Villa arriti të rikthehej në lojë në minutën e 47-të me Ollie Ëatkins, por nuk mjaftoi për të lënë fushën e pamposhtur.

Derbi i Liverpool-it praktikisht pa (pothuajse) diskutime, me të ftuarit që nënshkruajnë pokerin që i mban në -2 nga Chelsea i pari dhe -1 nga City i dyti. Reds kaluan në avantazh në minutën e 10-të, kur Mané i shërben Robertson në zonë në të majtë, topi arrin te Henderson i cili godet saktë. Në 19' Henderson, pas një kundërsulmi vdekjeprurës, fut në lojë Salah, i cili fluturon në fushë të hapur dhe 0-2. Në të 38' Richarlison i shërben Greit në thellësi, i cili mposht Alisson në dalje dhe përgjysmon distancën, por do të jetë një gol vetëm për statistikë. Madje, në minutën e 64-të, një tjetër kundërsulm i mysafirëve: Salah kompleton dopietën personale, ndërsa Diogo Jota firmos finalen 1-4 në 79'.