RTSH Sport Live

Çelsi mbron kreun, zhgënjen Junajtid, fiton Siti

  • 16/10/2021
  • |
  • Angli
Çelsi mbron kreun, zhgënjen Junajtid, fiton Siti
Blutë fitojnë 1-0 në shtëpinë e Brentford, Junajtid dorëzohet përballë Leicester, fitore për Sitin

Në Brentford Community Stadium, Çelsi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme, që I mundësonq ëndrimin në vendin e parë dhe në këtë javë të Premier League, duke lënë pas vetes. Ritëm shumë i lartë në fushë, me të dy ekipet që bëjnë presion të lartë dhe nuk lënë vend për kundërshtarët. Vendasit pranë avantazhit në minutën e 22 -të, kur Mbeumo, pas një përplasjeje në zonën e Blues, arrin të mashtrojë dhe, me këmbën e majtë, godet shtyllën.

Menjëherë Kovaçiç provon drejtpërdrejt një goditje dënimi, devijuar nga barriera mbi traversë. Pikërisht kur dukej se pjesa e parë po shkonte drejt 0-0, vjen avantazhi i kampionëve të Europës: krosimi i Azpilicueta dhe Chilwell,që shfrytëzon momentin për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, 1-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea ruan posedimin, duke detyruar vendasit të mbrohen në pjesën e tyre. Veprim i mirë nga Brentford, me Toney por Mendy është aty. Mbeumo është shumë i pafat në minutën e 75 -të, teksa godet një shtyllë tjetër. Vuajtje totale përfundimtare për Chelsean, që në fund arrin të fitojë tri pikë shumë të rënda. Në finale, Ghoddos, Forss dhe Norgaard kishin secili një mundësi të refuzuar nga tre pritje të shkëlqyera nga Mendy.

Poker i Leicester, që arriti të mposhtë 4-2 Manchester United, i cili bie në vendin e pestë, duke u  parakaluar në renditjen nga Brighton. Fitore për Manchester City, 2-0 përballë Burnley dhe vendoset në vendin e tretë në klasifikim, pas Liverpulit që fitoi 5-0 në fushën e Watford.