RTSH Sport Live

Çelsi, tifozët: Riktheni Brojën!

  • 05/12/2021
  • |
  • Kombëtarja
Çelsi, tifozët: Riktheni Brojën!
Mbështetësit e “bluve” kërkojnë zëvendësimin e Lukakut me shqiptarin

Tifozët e Chelsea kërkojnë rikthimin e Armando Brojës në shtëpi. Sulmuesi shqiptar, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Blutë e Londrës dhe aktualisht është në huazim, mund të bashkohet me skuadrën e Tomas Tuchel nëse presidenca do dëgjojë zërin e fansave. Pas golit të shënuar në barazimin 1-1 që Southampton arriti ndaj Brighton, Broja ka tërhequr vëmendjen e medjave britanike ndërsa në radhët e klubit londinez po mendojnë për një rikthim të parakohshëm të shtatlartit duke parë edhe problemet e mëdha që po has Romelu Lukaku në rolin e qëndërsulmuesit.

“Shqiptari po bëhet një nga lojarët më të dashur për tifozët e Chelseat të cilët bedojnë se ai mund të jetë më prduktiv edhe se Lukaku pasi në “St Mary's Stadium” me skuadrën e Southampton po shkëlqen”, shkruan “football London.com”. Në vijim të shkrimit, portali londinez shton se Havertz dhe Lukaku lanë shumë për të dëshiruar në ndeshjen kundër Ëest Ham ku dy golat e vetëm i shënuan Thiago Silva e Mason Mount. Cilësitë e Brojës krtahasohen me ato të sulmuesit spanjoll, Diego Costa, ndërsa vetë Tuchel në fazën përgatitore të verës e vlerësoi 20-vjecarin shqiptar për cilësitë e tij, duke u shprehur se në të ardhmen me siguri do të ketë një vend për të tek Chelsea.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, tifozët janë të qartë, ata kërkojnë me ngulm rikthimin e shkodranit që në janar për të ulur në pankinë Lukakun që i kushtoi klubit më shumë se 100 milionë Euro në merkaton e verës. “Broja duhet të vijë në janar dhe Lukaku të ulet në stol”, shkruan njëri prej tyre ndërsa një tjetër shton: Është e gabuar që lemë Brojën në huazim dhe mbajmë në skuadër Timo Werner dhe një lojtar që na ka kushtuar 100 milionë”.

Disa prej mbështetësve të bluve shkojnë edhe më larg me komentet e tyre duke theksuar se sulmuesi shqiptar ka të njëjtin numër golash me sulmuesin belg, por numëron shumë më pak minuta lojë.