RTSH Sport Live

Çelsi triumfon në derbin e Londrës

  • 19/09/2021
  • |
  • Angli
Çelsi triumfon në derbin e Londrës
Blutë kanë mundur Tottenham me rezultatin 3-0, me gola të Thiago Silva, Kante dhe Rudiger

Chelsea ka arritur tw fitojw derbin e Londrës kundër Tottenham me një rezultat bindës, 3-0 në New White Hart Lane. Pjesa e pare, e shkëlqyer në qasjen taktike të dy skuadrave, por jo në raste. Blutë në fillim provuan me Christensen, të ndihmuar nga Lukaku. Spurs u përgjigjën me një kundërsulm nga Son, por dalja e Kepa është në kohë.

Në pjesën e dytë Chelsea është një tjetër skuadër: Lloris neutralizon në një moment Marcos Alonso, por më pas Thiago Silva qëndron mbi të gjithë të tjerët dhe vendos golin e avantazhit.

Menjëherë pas kësaj, Marcos Alonso ka mundësinë e dyfishimit, por goditja e tij  u pengua nga Dier. Kënaqësia për 2-0 u shty për disa minuta, kur hyrja e re, Kanté dha një goditje, të devijuar me gju nga një Dier i pafat, i cili dërgoi portierin e tij jashtë kohe dhe rezultati dyfishohet.

Në shtesë, Rüdiger fundosi Spurs, duke sigluar 3-0 me asistimin e Werner. Ekipi i Tuchel arrin Liverpool dhe Manchester United në trenin e ekipeve kryesuese me trembëdhjetë pikë.