RTSH Sport Live

Çelsi, Tuhel: Shumë skuadra, pretendente për Champions

  • 14/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Çelsi, Tuhel: Shumë skuadra, pretendente për Champions
Fjalët e trajnerit të Bluve në prag të ndeshjes me Zenit: "Pulisic dhe Kantè do të mungojnë, Lukaku është shumë konkurues"

Menaxheri i Chelsea Thomas Tuchel u paraqit në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Zenit: "Ka kaq shumë ekipe që mund të fitojnë trofeun këtë sezon. Duhet fat, vrull dhe një grup i mirë për të qenë në gjendje për të triumfuar. Ky kompeticion është shumë i hapur. Vitin e kaluar ndoshta ne ishim pak surprizë duke arritur të fitonim kupën, por nuk ishte e pamerituar. Fillojmë nga zero, me zero pikë dhe zero gola: të gjithë kanë të njëjtat shanse”.

Tuchel më pas foli për Lukaku: "Ai ëndërronte të luante këtu që kur ishte i ri. Tani ai ka pasur mundësinë të kthehet dhe të vishet me numrin 9 duke ndihmuar ekipin të shënojë gola. Ai është një djalë shumë i mirë, shumë konkurrues. Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është që një sulmues të ketë një fillim të shkëlqyer duke shënuar gola menjëherë. Ne jemi të lumtur që ai na ndihmon të shënojmë, ia doli mbanë menjëherë dhe shpresojmë se mund të vazhdojë edhe në Champions”.

Për Blutë gjithashtu disa mungesa të rëndësishme: "Christian Pulisic dhe N'Golo Kantè do të humbasin ndeshjen - shpjegoi Tuchel -. Kantè ka pasur dy seanca stërvitore, por kjo ndeshje vjen shumë shpejt, kështu që ne vendosëm t'i japim atij një tjetër pushim, për ta pasur atë të plotë Tottenham". Qëllimi i Chelseat, pavarësisht se Tuchel përpiqet të fluturojë ulët, është të mbrojë titullin: "Duke luajtur me potencialin tonë të plotë, asgjë nuk është e pamundur. Vitin e kaluar është sikur të kisha fituar gjysmën e Ligës së Kampionëve", pasi ai mori drejtimin me Blutë që ishin të kualifikuar për fazën e nokautit. "Shpresoj se mund të tregoj se mund ta bëj gjatë gjithë rrugës", përfundoi Tuchel.