RTSH Sport Live

Ceremoni mortore private për Maradonën

  • 27/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Ceremoni mortore private për Maradonën

Ikona e futbollit argjentinas, Diego Maradona u varros dje rreth orës 20:00 (23:00 GMT) gjatë një ceremonie familjare private në një varrezë në Buenos Aires, në përfundim të një dite ku mijëra mbështetës i bënë homazhet e fundit, sipas imazheve të televizionit argjentinas.

Kortezhi që shoqëronte trupin e tij të mbuluar me flamurin argjentinas u largua nga pallati presidencial në fund të ditës, i përshëndetur nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve.

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas, pësoi një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen.

Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Pas operacionit, personeli mjekësor qëndroi në shtëpinë e tij për ta mbajtur nën vëzhgim.

Sipas një raporti të përditësuar nga “Clarin”, Maradona vdiq nga një arrest kardio-respirator, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta risjellë në jetë.