Superagjenti, Jorge Mendez do të japë verisonin e tij përpara prokurorëve italianë të cilët kanë nisur hetimet për çështjen e fshehjes së shifrave të transferimeve dhe pagave nga ana e Juventusit. Portugezi do të deponojë për klientin e tij, Cristiano Ronaldo, emri i të cilit figuron mes 42 operacioneve të dyshimta të merkatos bardhezi në tre vitet e fundit. Për momentin, prokuroria nuk ka shkuar përtej hetimit të këtyrë dosjeve dhe marrjes në pyetje të disa drejtuesve të klubit.
Presidenti Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe ish-drejtori sportiv, Fabio Paratici nuk janë ende zyrtarisht të dyshuar dhe për momentin nuk janë thirrur nga Prokuroria e Torinos për të dhënë versionin e tyre. Gjithsesi, fokusi kryesor i hetimeve është përqëndruar te operacioni Ronaldo, pasi prej ditësh qarkullojnë zëra për një marrëveshje të fshehtë të formosur mes Juventusit dhe luzitanit, në mënyrë që të evitoheshin pagesa të kryera jashtë sistemit bankar ndërsa mendohet se hetuesit kanë në duar disa përgjime që kryqësojnë palët në këtë proces.
Për momentin, as Cristiano Ronaldo nuk është thirrur nga prokutoria sepse hetuesit besojnë që agjenti i tij mund të japë të dhëna më të detajuara. “Gazzetta Dello Sport” bën me dije se Mendes do të merret në pyetje përpara Krishtlindjes dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi shumë anë të errëta të çështjes që po trazon jo vetëm Juventusin por gjithë futbollin italian.