RTSH Sport Live

Çështja Perez, 10 milion euro për të zhdukur audion

  • 15/07/2021
  • |
  • Spanjë
Çështja Perez, 10 milion euro për të zhdukur audion
Një sfond i ri del në lidhje me bisedat private të pronarit të Blancos botuar nga El Confidencial

Audio e publikuar nga gazeta spanjolle 'El Confidencial', me protagonist presidentin aktual të Real Madrid, shkaktoi një zhurmë mediatike. Në këto biseda private Florentino Perez flet me terma jo pozitivë për Cristiano Ronaldo, Mourinho, Casillas, Raul dhe shumë të tjerë.

Qëndrimi mbrojtës i Blancos është i ashpër dhe përmes profilit të klubit në Twitter u zbulua gjithashtu se në vitin 2011 gazetari Jose Antonio Abellan ka shantazhuar zv-presidentin, Eduardo Fernádez de Blas, duke i kërkuar atij 10 milionw euro në këmbim të "zhdukjes" së audios, të regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluara më pas: "Zbulohet se Abellán kishte në vitin 2011 një takim me zv-presidentin e Real Madrid, Eduardo Fernández de Blas, në restorantin Combarro, ku ai e shantazhoi duke i kërkuar 10 milion euro për zhdukur audio e regjistruar nw mwnyrw tw paligjshme dhe e manipuluar”.