RTSH Sport Live

Çfarë aksidenti për Leclerc, Ferrari i tij është shkatërruar

  • 04/12/2021
  • |
  • Formula 1
Çfarë aksidenti për Leclerc, Ferrari i tij është shkatërruar
Humbi kontrollin e pjesës së pasme dhe u përplas me dhunë në barriera në kthesën 22

Aksident i rëndë për Charles Leclerc. Frika më e madhe e pilotit të Ferrarit është bërë realitet: SF21 i Monegasque humbi kontrollin e pjesës së pasme dhe u përplas me dhunë në barriera në kthesën 22, me më pak se 10 minuta të mbetura në FP2. Fatmirësisht Charles është mirë, edhe nëse nga bokset e bëjnë të ditur se është shumë i inatosur për gabimin që ka bërë, ai gjithashtu është transportuar në qendrën mjekësore të Jeddah për kontrolle.

Seanca u ndërpre para përfundimit për shkak të flamurit të kuq të dyfishtë. Në orët në vijim do të kontrollohet çdo dëmtim i makinës ndërmjet shasisë dhe Poëer Unit, i cili sapo është përditësuar në pjesën hibride. Te Maranello, gishtat kryqëzohen fort, për të mos u goditur nga penallti të tjera