RTSH Sport Live

Çfarë po ndodh me Hysajn dhe Rrahmanin, rikthehen negativë

  • 11/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Çfarë po ndodh me Hysajn dhe Rrahmanin, rikthehen negativë
Dy lojtarët rezultuan pozitivë para ndeshjes me Sociedad. Tamponi i dytë, megjithatë, nuk e konfirmoi infeksionin

Gennaro Gattuso mund të marrë frymë lirisht: Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj janë testuar negativë në tamponin e kryes së fundmi. Një lajm I tillë ëhstë bërë I ditur nga vetë klubi I Napolit. Hysaj e Rrahmani rezultuan pozitivë në testet e kryera para ndeshjes me Sociedad në Europa League, një sfidë që përfundoi në barazim 1-1 dhe lejoi formacionin e trajnerit Gattuso të vazhdojë për më tej si kokë grupi.

Drejtuesit e klubit njoftuan menjëherë pozitivitetin e dy lojtarëve dhe i vendosën në izolim, duke pritur përgjigjet e një tampon të dytë. Testi i dytë, megjithatë, nuk e konfirmoi pozitivitetin. Të dy lojtarët u prekën nga Covid në nëntor (Hysaj më 17, Rrahmani më 20) dhe vetëm javën e kaluar ata morën dritën jeshile për t'u kthyer në stërvitje me grupin.