RTSH Sport Live

Champions 2022/23: faza e grupeve "e ngjeshur" për t'i lënë vend Botërorit

  • 03/01/2022
  • |
  • Futboll Bota
Champions 2022/23: faza e grupeve "e ngjeshur" për t'i lënë vend Botërorit
UEFA ka publikuar datat e edicionit të ardhshëm. Grupet do të mbyllen në fillim të nëntorit

Kampionati Botëror i planifikuar në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 detyron UEFA-n të ngjeshë kalendarin e Ligës së Kampionëve 2022/23. Datat për sezonin e ardhshëm janë shfaqur në faqen e UEFA-s, ku dita e parë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve është planifikuar për 6/7 shtator 2022. Dita e fundit është planifikuar për 1-2 nëntor. Më 7 nëntor, pra, shorti për fazën e 16-shes, datë që do të konfirmohet.

Shorti i fazës së grupeve do të hidhet më 25 gusht 2022, me sfidat që nisin në datat 6-7 shtator 2022 me ditën e parë, për një kalendar sigurisht më të ngjeshur se zakonisht. Ndeshjet do të zhvillohen pa ndalesë nga një javë në javën tjetër.