RTSH Sport Live

Champions, City: Sheiku Mansour paguan udhëtimin e tifozëve për në Porto

  • 18/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Champions, City: Sheiku Mansour paguan udhëtimin e tifozëve për në Porto
Gjest i bukur nga pronari i Citizens "për të lehtësuar presionin ekonomik të shkaktuar nga Covid-19"

Paguan sheiku Mansour. Pronari i Manchester City ka vendosur të bëjë një dhuratë për tifozët që do të udhëtojnë për në Porto për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, planifikuar për 29 maj: ai do të mbulojë kostot e fluturimit dhe udhëtimit në Portugali. "Mijëra mbështetës të City-t do të përfitojnë nga iniciativa e krijuar për të lehtësuar presionin ekonomik ndaj tifozëve që janë përballur - dhe po përballen akoma - me situata të komplikuara për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19," lexohet në shënimin e klubit.

"I vetëdijshëm se si pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, Sheikh Mansour ka kërkuar të heqë pengesën më të rëndësishme financiare për tifozët që do të marrin pjesë në finale. Shpenzimet e fryra nga Covid, të kombinuara me testet e domosdoshme, por të shtrenjta PCR, do ta kishin bërë udhëtimin drejt fundit të pakontrollueshëm për shumë prej atyre mbështetësve, të cilët do kenë fatin të marrin në dorë një biletë".

"Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve pas një viti shumë të ngarkuar përfaqëson një moment me të vërtetë historik për klubin – lexohet në deklaratën e Cityt - Prandaj është tepër e rëndësishme, që sa më shumë tifozë të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë ndeshje të veçantë. Sidomos ata që e kanë mbështetur Manchester Cityn në kohë të mira dhe të këqija për kaq shumë vite".