RTSH Sport Live

Champions League: short i tmerrshëm për Interin, Mesi përballë Realit

  • 13/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Champions League: short i tmerrshëm për Interin, Mesi përballë Realit
Është hedhur për herë të dytë shorti I Champions League për fazën e 16-shes

Pas rrëmujës së bujshme të mesditës, që detyroi UEFA-n të përsëriste shortin, ka ardhur koha që skuadrat të njohin edhe njëherë kundërshtarët e tyre, me shpresën se nuk do të ketë gabime të tjera.

Villarreal-Juventus dhe Inter-Liverpool do të jenë dy sfidat që do t'i shohin skuadrat italiane të përfshira në 1/16 e Champions League. Pas gabimit të mesditës, barazimi nuk u buzëqeshi zikaltërve, të cilët gjejnë një nga kundërshtarët më të vështirë të historisë në letër. Sfidat e tjera përfshijnë Atletico Madrid-Manchester United, një lloj derbi për CR7 dhe Paris Saint Germain-Real Madrid. Mesi rikthehet edhe njëherë si kundërshtari i madh i madrilenëve.

SHORTI

Psg-Real Madrid

 Inter-Liverpool

Villarreal-Juventus

Atletico Madrid-Manchester United

Chelsea-Lille

 Benfica-Ajax

Sporting Lisbona-Manchester City

Salisburgo-Bayern Monaco

Rregulli i golit në transfertë është anulluar, prandaj ndeshjet që mbeten në barazim pas dy përballjeve, atëherë do të shkohet në shtesë dhe te penalltitët nëse barazpesha mbijeton deri në fund.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 15/16 dhe 22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9 dhe 15/16 mars.