Armando Broja është aktivizuar në minutën e 66-të, në vend të Azpilicueta, në ndeshjen që skuadra e tij Chelsea është mundur 2-1 nga Southampton. 24 minuta ndaj ish skuadrës së tij, një mundësi për shënim në minutën e 82-të, por vetëm kaq, pa mundur të shpëtojë londinezët nga humbja.
Një tjetër disfatë, që konfirmon startin negativ të kampionatit me dy humbje, Southampton bën një rikthim të vogël dhe arrin tek blutë me shtatë pikë. Sterling i zakonshëm, veçanërisht në formë në këtë periudhë, firmos avantazhin e bluve në minutën e 28-të. Por gëzimi i Tuchel nuk zgjat shumë sepse mes 31’ dhe 45’ Lavia dhe Armstrong e përmbysin rezultatin.