RTSH Sport Live

Chelsea, Tuchel:  Atletico në transfertë nuk te jep shanse, por…

  • 16/03/2021
  • |
  • Futboll Bota
Chelsea, Tuchel:  Atletico në transfertë nuk te jep shanse, por…
Trajneri gjerman analizon ndeshjen e kthimit përballë spanjollëve në Ligën e Kampioneve

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid: “Ne nuk kemi dëmtime të reja, por nesër me Mount dhe Jorginho do të mungojnë dy lojtarë kryesorë. Sidomos me Mason, për aftësitë e tij sulmuese dhe paparashikueshmërinë me driblimet dhe goditjet e tij”.

“Atletico është një nga ekipet më të mira në Europë për të mos pranuar raste shënimi, kështu që padyshim është një goditje e vështirë të humbasësh një lojtar sulmues për një ndeshje si kjo. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, por ne kemi një grup të fortë  dhe  duhet të përshtatemi dhe të gjejmë zgjidhje për këtë”.

Rudiger, i rilindur falë Tuchel - Antonio Rudiger është bërë një element i çmuar i tabelës së shahut të Thomas Tuchel. Ish-mbrojtësi i Romës, me mbërritjen në pankinë të bashkëatdhetarit të tij, është bërë një titullarë i palëvizshëm dhe rezultatet janë të qarta: në 10 nga 12 ndeshjet e fundit, blutë nuk kanë pësuar asnjë gol.

Për këtë arsye, raporton Daily Mail, vlerësohet zgjatja e kontratës së 28-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar kishte valixhet në dorë dhe gjithashtu ishte kërkuar  nga Milani. Lojtari ka një marrëveshje me londinezët deri në 2022.