RTSH Sport Live

Chris Paul, sondazh i Suns. Westbrook, lamtumirë Rockets?

  • 11/11/2020
  • |
  • Basketboll
Chris Paul, sondazh i Suns. Westbrook, lamtumirë Rockets?

Mungon akoma dhe një muaj nga hapja e sezonit të ri të NBA, por merkato tashmë po hyn në një periudhë të nxehtë dhe thashethemet që qarkullojnë kanë të bëjnë me emra të mëdhenj si Chris Paul dhe Russel Westbrook.

Paul, e ardhmja te Phoenix? – Sipas lajmeve që vijnë nga “Espn”, Phoenix ka kontaktuar Oklahoma City për të testuar për pistën Paul, playmaker 35-vjeçar, që vjen nga një sezon i shkëlqyer me Thunder, mund të jetë zgjidhja ideale për të bërë hapin e rëndësishëm në cilësi. Paul do ti shtohej një liste që përbëhet nga Devin Booker e Deandre Ayton, si dhe do të rigjente trajnerin Monty Williams, i cili e ka stërvitur nga 2010/2011 te New Orleans.

Westbrook, te Knicks ose Clippers - Sa për Westbrook, sipas ESPN, me ardhjen e Stephen Silas në stol, Houston ka vendosur ta nxjerrë atë në merkato, për të marrë lojtarë më të përshtatshëm për trajnerin e ri. New York Knicks dhe Los Angeles Clippers tashmë kanë bërë të ditur se ata janë të interesuar.