RTSH Sport Live

Christian Atsu jeton, del nga rrënojat e tërmetit në Turqi

  • 07/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
Christian Atsu jeton, del nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Mes mijëra viktimave që janë rregjistruar nga lëkundjet apokaliptike në Turqi vjen një lajam i mirë. Futbollisti Christian Atsu është gjallë dhe është nxjerrë nga rrënojat e një godine me plagë të rënda në trup.

31-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku dhe po trajtohet. “Christian Atsu ishte i lënduar, por fatmirësisht ndodhet në spital nën vëzhgimin e mjekëve. Më vjen keq që nuk mund të them të njëjtën gjë edhe për drejtorin sportiv, Taner Savut, i cili është ende nën rrënoja”, tha menaxheri i Hatayspor, Mustafa Ozat.