Sokol Cikalleshi është shfaqur i shkatërruar pas atij barazimi 1-1 të “firmosur” në ekstrem nga Islanda në “Air Albania”. Gjërat duhet të ndryshojnë sipas sulmuesit dhe se është i gatshëm të largohet nëse është nevoja.
“Përgjegjësia është e të gjithëve, pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo shumë të madh. Goli i pësuar në fund ishte shkatërrimtar dhe për momentin në të cilin po jetojmë. Gjërat duhet të ndryshojnë. Në këtë ndeshje kisha dhe shiritin e kapitenit mund të them që vetëm Kombëtarja të jetë aty ku duhet, nëse duhet të ndryshoj unë, atëherë marr përgjegjësitë e mia. Një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë që na kanë ndjekur”.
“Normalisht ne u përpoqëm, e lamë kundërshtarin me një lojtar më pak dhe shënuam. Duhet ta mbyllnim ndeshjen, por ne nuk ishim në gjendje, sëmundja e vjetër vazhdon. Duhet të marrim përgjegjësi, Kombëtarja është krenari dhe përgjegjësi e madhe. Në momentin që mungojnë rezultatet, atëherë dhe grupi nuk është i bashkuar. Kur ndodhin gabime, ka diçka për të korigjuar”.