RTSH Sport Live

Çiklisti përfundon tek tifozët

  • 31/07/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Çiklisti përfundon tek tifozët
Aksident i rëndë gjatë Lojërave të Komonuellthit, 3 sportistë dhe një tifoz, në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në garën e çiklizmit në Lojërat e Komonuellthit, që po mbahen në Birmingam. Sipas asaj që raporton rrjeti prestigjioz britanik, BBC, çiklisti anglez, Met Uolls, është përfshirë në një aksident të rëndë në të cilin ai së bashku me biçikletë fluturoi nga pista dhe u përplasën me turmën e tifozëve në “VeloPark”.

Kampioni olimpik është trajtuar në arenë për afro gjysmë ore para se të dërgohej në spital. Dy çiklistë tjerë, britaniku Met Bostok dhe kanadezi Derek Xhi, u përfshinë gjithashtu në aksident dhe u dërguan për trajtim.

Po kështu janë plagosur edhe disa spektatorë, teksa njëri prej tyre u dërgua për në spital. Pjesa tjetër e garës së çiklizmit në kuadër të Lojërave të Komonuellthit u ndërpre dhe spektatorëve iu tha të largohen ndërsa 24-vjeçari Uolls po merrte ndihmën mjekësore.