RTSH Sport Live

City-Chelsea: Guardiola dhe Tuchel kërkojnë historinë

  • 29/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
City-Chelsea: Guardiola dhe Tuchel kërkojnë historinë
Citizens, të  favorizuar për cilësinë, por precedentët sezonalë thonë Blues. Të gjithë numrat

Liga e Kampioneve flet anglisht. Në finalen e Portos, Manchester City i Pep Guardiolës do të garojë për trofeun më të lakmuar kundër Chelsea të Tuchel, i cili mori drejtimin nga Lampard gjatë sezonit aktual. Një derbi anglez midis dy ekipeve që e gjejnë veten si kundërshtarë në Europë pas 50 vitesh, me një precedent që nuk i rri mirë Bluve të Londrës, finalen e humbur përballë një skuadre të Manchester, bëhet fjalë për United.

Sfida është City-Chelsea, por edhe Guardiola kundër Tuchel, dy nga teknikët më të përparuar në skenën e futbollit botëror, të mbështetur - dhe jo edhe pak - nga portofoli bujar i pronave të tyre përkatëse.

Të dy ekipet tashmë kanë luajtur në “Estadio do Dragao” këtë sezon, City në grupe, në ndeshjen e vetme që nuk ka fituar këtë edicion të turneut (0-0), ndërsa Chelsea fitoi 2-0 kundër vendasve, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve . Për të arritur në aktin përfundimtar, City eliminoi dy gjermane (Gladbach dhe Dortmund) dhe PSG të Neymar e Mbappé. Ndërsa Blues, përveç lusitanëve, ndërprenë rrugën e dy skuadrave kryesore të Madridit, Atletico në raundin e 16 dhe Real Madridi në gjysmëfinale, me një mënyrë loje që mund të përshtatet me kundërshtarin e radhës.

Edhe për këtë, sfida midis Guardiola dhe Tuchel bëhet motiv interesi në atë që mund të bëhet një finale spektakolare, nëse do të zhbllokohet menjëherë, ose një lojë shahu me Chelsea të gatshëm për të rifilluar duke mbyllur hapësirat prapa.

Kevin de Bruyne mund ta konsiderojë më shumë se një hakmarrje ndaj atyre që nuk besuan plotësisht tek ai me vetëm nëntë paraqitje në 2012. Mesfushori belg është pjesa kryesore e lojës së Man. City, vdekjeprurës në zonën e golit, si për asiste ashtu dhe për finalizime.

Nga ana tjetër, ai i Blues, N'golo Kanté do të jetë pika themelor për Tuchel, ekuilibrues i ekselencës dhe një rikuperues  i shkëlqyer i topit.  Mund të bëhet pika nga e cila rinisjet e shpejta do të fillojnë të befasojnë linjën mbrojtëse, jo pa të meta, të Pep Guardiolës.

Të dy ekipet tashmë janë takuar tri herë këtë sezon. Chelsea ka fituar dy në tre ndeshje, duke përfshirë një fitore 2-1 në Etihad Stadium në 8 maj në fund të javës që vulosi të dy kualifikimet finale. Ndeshja u vendos nga një gol në rikuperim nga Marcos Alonso pas golave ​​të Raheem Sterling (44 ') dhe Hakim Ziyech (63') dhe një penallti nga Sergio Agüero të pritur nga Edouard Mendy. Prandaj, City-t iu desh të shtynte festimet për titull në Premier League. Skuadra e Tuchel gjithashtu mundi Cityn në gjysmëfinalet e Kupës FA në Wembley në 17 prill, me golin vendimtar të Ziyech në minutën e 10-të të pjesës së dytë. Finalja e fundit midis dy skuadrave, sidoqoftë, daton në Kupën e Ligës 2018/19. City fitoi 4-3 me penallti pas një barazimi 0-0 në Wembley.