RTSH Sport Live

City feston, Liverpool e Chelsea në Champions, zhgënjen Leicester, Arsenal jashtë Europe

  • 23/05/2021
  • |
  • Angli
City feston, Liverpool e Chelsea në Champions, zhgënjen Leicester, Arsenal jashtë Europe
Bale dhe një autogol nga Schmeichel dërgojnë Dhelprat në Europa League, bashkë me Hammers, Tottenham në Conference League. Arsenal dhe Everton mbeten bosh

Java e 38-të e Premier League është plot të papritura, por në fund vendimet janë të qarta: Liverpool, fitues 2-0 ndaj Crystal Palace dhe Chelsea, humbje 2-1 me Aston Villa, shkojnë në Ligën e Kampionëve. Në Europa League shkon Leicester, që humbi në shtëpi, 2-4 kundër Tottenham edhe për shkak të një autogoli të Schmeichel: me të edhe West Ham, Spurs do të inaugurojë Conference League. Asgjë për të bërë për Arsenalin dhe Everton.

Manchester City, skuadra kampione e Premier League,  e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke marrë një fitore 5-0 përballë Everton. De Bruyne dhe Gabriel Jesus kanë shënuar në harkun kohor të katër minutave, ndërsa Sigurdsson ka humbur një 11-metërsh për Everon në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Foden firmos për 3-0, ndërsa Aguero përshëndet me dopietë në ndeshjen e fundit, duke sigluar 5-0. Në fund është radha e festës me trofeun në duar.

Fitore dhe për United, që ka munur 2-1 Wolves me golat e Elanga 13’ dhe Mata 45’. Për vendasit shënoi Semedo 39’. Nëse City kampion dhe United i vendit të dytë kishin gjithçka të siguruar, dy vendet e tjera të Champions i kishin llogaritë e hapura.

Liverpool fitoi në shtëpi, 2-0 përballë Crystal Palace duke rrëmbyer vendin e tretë dhe një biletë për në Champions. Vendi i katërt shkon për Chelsea, që u mund 2-1 në fushën e Aston Villa, por arrin objektivin falë suksesit të Tottenham në fushën e Leicester, duke e detyruar këtë të fundit të pranojë Europa League, bashkë me West Ham. Spurs fituan një ndeshje të çmendur me rezultatin 4-2. Bale përmbysi gjithçka në fund me dy golat e tij, ndërsa Harry Kane shpallet golashënuesi më i mirë me 24 gola, vendi i dytë për Salah me 23. Tottenham mban vendin e shtatë me 62 pikë, që do të thotë: pjesëmarrje në Conference League.