RTSH Sport Live

City, Guardiola: Kundër Mou kështu është, gabon dhe ai të godet

  • 21/11/2020
  • |
  • Angli
City, Guardiola: Kundër Mou kështu është, gabon dhe ai të godet

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola foli për BBC pas humbjes 2-0 ndaj Tottenham: “Mund të ishte më mirë, por në fund të fundit vijmë në shtëpi me një humbje. Kishim shanset tona, por nuk ia dolëm. Ata kishin dy veprime në kundërsulm dhe fituan ndeshjen. Zotërimi ynë i topit nuk ishte i mjaftueshëm. Skuadrat e Mourinho janë të tilla, ju bëni gabime dhe ju dënojnë në kundërsulm”.

Nga ana tjetër, trajneri Mourinho ka komentuar suksesin e arritur dhe pozicionimin në vendin e parë. “Është bukur të ngjitesh në vendin e parë në klasifikim, nesër mund të zbresim të dytët, por pak rëndësi ka. Po luftojmë për titull dhe kjo është shumë e bukur. Tani do të relaksohem dhe pasi të shikoj Atletico-Barcelona, do fle si një engjëll. Asnjë problem, nëse nesër Leicester na parakalon, ne do luftojmë ndeshje pas ndeshja”.