RTSH Sport Live

City, Guardiola premton para Marseille: Nuk bëjmë ndryshime

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
City, Guardiola premton para Marseille: Nuk bëjmë ndryshime

Me kualifikimin për në fazën e 16 të Champions League tashmë në xhep dhe një derbi kundër United fundjavën e ardhshme, Manchester City i Pep Guardiola po përgatitet të përballet me ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Olympique Marseille të André Villas Boas. Trajneri katalanas i Citizens analizoi ndeshjen në një konferencë për shtyp, duke filluar me gjendjen e sulmuesit Serio Aguero: “Do të vendosim nesër. Mund të jetë në pankinë. Së pari do të kemi një seancë stërvitore në mëngjesin e nesërm dhe më pas do të marrim një vendim bazuar në reagimet e trupit të tij. E rëndësishme është që në dy-tre ditët e fundit ai ka marrë pjesë në punën e ekipit”.

Në lidhje me një ndryshim të mundshëm të formacionit, dhe për faktin se kualifikimi ëhstë arritur tashmë, spanjolli ka deklaruar: “E vërteta është se të gjithë lojtarët kanë qënë shumë të ngarkuar, ne gjithmonë luajmë për të fituar. Nuk do të bëj ndryshime, do aktivizoj të gjithë lojtarët që premtojnë për skuadrën më të mirë. Sigurisht, nëse një lojtar ka shumë minuta në këmbë dhe gjendja e tij nuk është e mirë, do e marrim në konsideratë. Por sot e gjithë skuadra ishte në formë shumë të mirë”.