RTSH Sport Live

City, Mahrez: Sezon i mirë por jemi vetëm në finale. Real apo Chelsea? Nuk e di

  • 04/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
City, Mahrez: Sezon i mirë por jemi vetëm në finale. Real apo Chelsea? Nuk e di
Autori i dy golave ka komentuar suksesin e arritur në një intervistë për BT Sport

Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez foli për BT Sport pas fitores kundër PSG: "Ne jemi vërtet të lumtur që e kemi arritur këtë objektiv sepse kemi punuar shumë shumë për të arritur në këtë pikë dhe mendoj se kemi bërë diferencën".

A është një sezon i shkëlqyer?

"Po, është një sezon shumë i mire, por duhet të vazhdojmë sepse jemi vetëm në finale e cila është ndeshja më e rëndësishme".

Real apo Chelsea në finale?

"Nuk e di. Janë dy skuadra të shkëlqyera dhe ne do të shohim. Do të kënaqemi në këtë mbrëmje dhe nesër do të shikojmë ndeshjen”.