RTSH Sport Live

City në telashe, ka shkelur mbi 100 herë rregullat e Fair Play-t Financiar

  • 06/02/2023
  • |
  • Angli
City në telashe, ka shkelur mbi 100 herë rregullat e Fair Play-t Financiar

Manchester City rrezikon dënim në pikë ose deri në përjashtim nga Premier League. Skuadra me pronarë nga Abu Dabi është hetuar nga kampionati anglez dhe si pasojë janë konstatuar se ka shkelur mbi 100 herë rregullat ekonomiko-financiare nga sezoni 2009/10 deri në  2017/18.

Në veçanti, sipas një note zyrtare të Premier League, City akuzohet se nuk ka “deklaruar shifrat e sakta dhe bilancet korrekte të klubit. Gjithashtu klubi nuk ka informuar mbi paratë që kanë hyrë në formë sponsorizimesh”.

Për sezonet 2009/10 deri në 2012/13 City akuzohet se “ka fshehur detaje mbi mënyrën se si ka shpërblyer trajnerin ndërkohë që e njëjta shkelje është vënë re edhe me kontratat e lojtarëve nga sezoni 2010/11 deri në 2015/16”.

Ndërkohë që nga 2018 e deri më sot City akuzohet se “nuk ka ndihmuar komisionet e ngitura nga Premier League për të hedhur dritë mbi akuzat që rëndojnë mbi klubin”.

Në rast se këto akuza do të vërtetoheshin atëherë City rrezikon të përjashtohet nga kampionati ose të penalizohet me pikë. Gjithashtu për vitet që po flasim City nuk ka të sigurt as trofetë e fituar.