RTSH Sport Live

City surprizohet nga Leeds, përmbys Liverpool

  • 10/04/2021
  • |
  • Angli
City surprizohet nga Leeds, përmbys Liverpool
Dopietë e Dallas në Etihad, skuadra e Bielsës fiton me 10 lojtarë. Të besuarit e Klopp kanë përmbysur Aston Villan

Leeds ka arritur një fitore të pabesueshme në javën e 31-të të Premier League duke mundur Manchester City-n në shtëpi me rezultatin 2-1. Të besuarit e trajnerit Bielsa kaluan të parë në avantazh me anë të Dallas në minutën e 42-të, por mbeten menjëherë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Cooper. Skuadra e Pep Guardiolës arriti të barazojë në minutën e 76-të me anë të Ferran Torres, por është edhe njëherë Dallas, që në fundin e takimit ka kompletuar dopietën e tij me vlerën e tri pikëve.

Në sfidën tjetër, Liverpool ka marrë një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Aston Villës. Salah 57’ barazoi golin e Ëatkins, ndërsa Alexander-Arnold shënoi golin e fitores për Reds në fundin e takimit.

GUARDIOLA - Duke folur për BBC Sport, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka theksuar: “Në golin që dhuruam, mund të them se treguam naivitet, pavarësisht qëndrueshmërisë në lojë. Nuk arritëm të krijojmë shumë në sulm. Gjithsesi, është pjesë e lojës, ndodh edhe kështu. Ata kishin mundësi në 10 minutat e fundit dhe arritën ti shfrytëzonin. Tani ne duhet të pushojmë dhe të bëhemi gati për ndeshjen me Dortmundin, kemi dy ditë kohë”.