RTSH Sport Live

Çmimi i Madh i Meksikës, në RTSH

  • 30/10/2022
  • |
  • Formula 1
Çmimi i Madh i Meksikës, në RTSH
Verstappen buzëqesh për një tjetër pole, Ferrari po “shëron plagët” në një paraqitje që lë për të dëshiruar

Gjithçka gati për Çmimin e Madh të Meksikës, me Max Verstappen që do të niset i pari, i ndjekur nga Russell, Hamilton apo Perez, një garë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH, ora 20:50.

Max Verstappen buzëqesh në Mexico City, me një tjetër pol, me mundësinë që mund ta çojë atë në rekordin prej 14 fitoresh këtë sezon. Për holandezin një super performancë në kualifikuese, por jo një fitore të garantuar: "Të jesh në pole është fantastike, edhe nëse rruga për të arritur në kthesën 1 është e gjatë. Do të na duhet një fillim i mbarë, por mendoj se makina do të jetë e shpejtë dhe kjo do të jetë gjëja më e rëndësishme në garë”.

Shumë hidhërim për Charles Leclerc, i cili do të startojë i 7-ti: "Dje kam bërë disa gabime në FP2, por sot nuk jam i lumtur sepse ka diçka që nuk shkon. Ka diçka të çuditshme, ndoshta motori sepse kam humbur  shumë në pistë të drejtë. Makina nuk ishte e manovrueshme ashtu si duhej, duhet të studiojmë për të kuptuar se çfare nuk shkon. Edhe para kualifikueseve prisnim të ishte e komplikuar, Mercedes ka treguar shumë dhe Red Bull ka bërë hapa përpara. Fitore? Vështirë, do të doja të kuptoja se çfarë ndodhi për të ndryshuar dhe të përpiqemi të mblidhemi përsëri."