Historia në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Coca-Cola tani është e njohur: talenti portugez po përgatitej për një konferencë shtypi para ndeshjes gjatë Euro 2020 dhe dy minuta para fillimit sulmuesi i Juventusit la mënjanë dy shishet e tij Coca-Cola të vendosura përpara për të dhe ai tha: Pini ujë, duke u buzëqeshur gazetarëve.
Ky gjest, sipas disa mediave, solli një humbje prej 4 miliardë për prodhuesin e pijeve të njohura. Shumë cituan gazetën spanjolle Marca, e cila kishte "analizuar të dhënat e [Coca-Cola] nga Bursa e Nju Jorkut".
Megjithatë, nuk është ky përfundimi i arritur nga Forbes, sipas të cilit marka e njohur ka dalë edhe më e forcuar nga kjo histori, me një fitim prej 1.8 miliardë.