RTSH Sport Live

Conference League, Ballkani dhe Shkëndija me mision të qartë

  • 10/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Conference League, Ballkani dhe Shkëndija me mision të qartë
Dy skuadrat kërkojnë kualifikimin për në Play-off, ja situata e tyre aktuale

Shkëndija e Tetovës dhe Ballkani me mision të qartë. Kualifikimin për në turin final të Conference League. Dy skuadrat jashtë trojeve shqiptare do të luajnë ditën e enjte ndeshjet e dyta të turit të tretë. Kuqezinjtë e Tetovës do të presin në Shkup ekipin suedez AIK me një moral më të lartë, pasi ekipi drejtuar nga Artim Shaqiri mori një barazim në transfertë me shifrat 1-1, por jo vetëm kaq, pasi duhet përmendur edhe performanca pozitive duke vendosur në vështirësi një skuadër fizike si AIK. Me tifo-grupin Ballistët dhe me atmosferën e zjarrtë që do të bëjnë në stadiumin “Toshe Proeski”, Shkëndija do të ketë një motiv shtesë për t’u kualifikuar.

Pas suksesit 3-2 në Prishtinë ndaj ekipit, Klaksvik, Ballkani do të bëjë të pamundurën në Ishujt Faroe të mbajë këtë avantazh e pse jo të arrijë një fitore. Klaksviku ka përvojë dukshëm më të gjatë dhe ka arritur më herët edhe në fazën e “play-off”-it, në Europa League në edicionin 2020/2021, ku u eleminua nga Dundalk. Një sukses të tillë e kërkon edhe këtë edicion, por, edhe për Ballkanin do të ishte sukses shumë i madh kalimi në turit dhe mbërritja në “play-off”-it të Conference League.