RTSH Sport Live

Conference League, Reja: Stadiumi i finales është një xhevahir

  • 13/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Conference League, Reja: Stadiumi i finales është një xhevahir
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, në të cilën ka folur për vendin që do të presë finalen e Conference League dhe stadiumin e Tiranës, i konsideruar nga shumë njerëz si shumë i vogël për aktin e fundit të një kompeticioni europian.  “E vërteta është se askush nuk e priste këtë bum të turneut. UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe në vend të kësaj... Vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin e Shqipërisë.

 ‘Air Albania’ është një xhevahir, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka një emocion të madh, unë do të brohoras për Romën, Mourinho me verdhekuqtë është rinuar”.