RTSH Sport Live

COVID 19 "merr" edhe një Kampion...

  • 09/11/2020
  • |
  • Të tjera
COVID 19 "merr" edhe një Kampion...
Shkëlqim Troplini, kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë në vitet 1987-2003

Një tjetër sportist i njohur shqiptar ka humbur jetën për shkak të Covid 19. Ish-kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë dhe xhudo, Shkëlqim Troplini nuk ka fituar dot betejën me sëmundjen, duke u ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Durrësit, gjendja e tij shëndetësore ishtë e rënduar dhe nuk mundi të shpëtonte. Shkëlqim Troplini ishte njëri prej sportistëve më të suksesshëm të vendit tonë, në vitet 1987-2003 duke qënë kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall edhe kampion kombëtar i sportit të xhudos. Troplini ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.