RTSH Sport Live

Covid 19 “sulmon” turneun e Wimbledon

  • 28/06/2022
  • |
  • Të tjera
Covid 19 “sulmon” turneun e Wimbledon
Cilic dhe Berrettini rezultojnë pozitivë me coronavirus

Alarm në Wimbledon. Covid-19 sulmon tenistët. Marin Cilic ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe është i detyruar të largohet nga turneu, i treti grand slam për të. "Jam i trishtuar pas lajmi se kam rezultuar pozitiv me Covid – ka deklaruar kroati, numri 17 i renditjet botërore. – Jam izoluar por më vjen shumë keq që nuk do të mund të konkurroj në Wimbledon”. Ky lajm ka shqetësuar disi edhe Novak Djokovic, pasi tenisti serb është stërvitur me kroatin në fushat e Wimbledonit që nga 23 qershori. Në vend të Cilic do të luajë portugezi Nuno Borges, 25 vjeç, numri 123 në botë. Pas Cilic edhe Mateo Beretini ka dhënë lajmin se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Tenisti italian tepër i mërzitur për lajmin, i ka dhënë kështu lamtumirë në mënyrë të papritur turneut londinez. E megjithatë, organizatorët janë të kënaqur me pjesëmarrjen e yjeve të tenisit. Shefja ekzekutive e turneut londinez, Sally Bolton tha se ndjehej e lehtësuar që yjet më të mirë të botës ishin paraqitur në këtë Grand Slam edhe pse nuk do të marrin pikë renditjeje.

Si ATP ashtu edhe WTA, të cilat kontrollojnë turneun e meshkujve dhe femrave, i hoqën pikët pasi All England Club ndaloi lojtarët rusë dhe bjellorusë të merrnin pjesë në Ëimbledon. Kjo do të thotë se lojtarë të tillë si kampioni i US Open, Daniil Medvedev, Andrey Rublev, Aryna Sabalenka dhe Victoria Azarenka nuk mund të luajnë në Londër.

Bolton tha se priste një numër rekord shikuesish në kampionatin e këtij viti. Ajo mirëpriti gjithashtu radhët tradicionale të Ëimbledon për bileta, të cilat nuk u panë vitin e kaluar për shkak të masave kundër koronavirusit.