Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testet e kryera, në prag të ndeshjes ndërkombëtare që Shqipëria e fermave në futboll do të luaj kundër Qipros ditën e premte në orën 14.00 dhe që do të transmetohet direkt në RTSH Sport. Trajneri i përfaqsueses pritet mos të jetë në stol për këtë ndeshje të parafundit që ekipi i tij do të zhvilloj në kuadër të Kualifikueseve të Evropianit e femrave. Por perveç trajnerit edhe Mimoza Hamidi si dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Mungesa e Grimës pritet të ndihet në një ekip të brishtë që ka Shqipëria për futbollin e femrave. Kombëtarja jonë ndodhet në vendin e parafundit në Grupin E dhe të vetmin ekip që ka arritur të mposhtë është pikërisht Qipro, që do të përballet ditën e premte në “Loro Boriçi”.