RTSH Sport Live

Covid, Spanja dhe La Liga në emergjencë: stadiumet reduktohen në 75%

  • 29/12/2021
  • |
  • Spanjë
Covid, Spanja dhe La Liga në emergjencë: stadiumet reduktohen në 75%
Një hap prapa, por i domosdoshëm, i vendosur nga institucionet për t'iu kundërvënë valës së infeksioneve dhe variantit Omicron

Spanja dhe La Liga po dridhen përballë emergjencës Covid dhe po vrapojnë për t'u mbrojtur. Duke marrë parasysh rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e variantit Omicron, u vendos që kapaciteti në ambientet sportive të hapura të ulet në 75% (më parë ishte 100%) dhe në 50% për ato të mbyllura (më parë ishte 80%).  Një hap prapa në krahasim me masat e fundit të marra, por të nevojshme për të kufizuar infeksionet, të cilat shpërthyen edhe në ekipet e La Ligës: në Elche 12 pozitive dhe në Sevilla tre të tjera, ndërsa në Real Madrid dhe Barcelonë pati shpërthime të vogla.