RTSH Sport Live

Covid tek Napoli… Sërish shqiptarët pozitivë

  • 10/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Covid tek Napoli… Sërish shqiptarët pozitivë
Nga postimi i klubit napoletan kuptohet se Rahmani dhe Hysajt janë ripozitivizuar

Situatë kaotike të Napoli në prag të sfidës ndaj Real Sociedat që do të zhvillohet ditën e sotme në Ligën e Europës. Futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitiv me COVID-19. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi napolitan, bën me dije se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri. Kujtojmë që Hysaj u infektua gjatë përiudhës së ndeshjeve të nëntorit, kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Teksa kanë kaluar afro 1 muaj, shkodrani fillimisht rezultoi negative, ndërsa tashmë është sërsih pozitiv. E njëjta situatë edhe për Rrahmanin.

“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.