RTSH Sport Live

Cremonese ndal Atalantën, e arrijnë Napoli e Milan

  • 11/09/2022
  • |
  • Itali
Cremonese ndal Atalantën, e arrijnë Napoli e Milan
Në Geëiss Stadium, zikaltërit kaluan në avantazh me Demiralin, por Valeri barazoi rezultatin duke përfituar nga një gabim i Musso

Atalanta ngadalëson ritmin e saj, por nuk heq dorë nga kryesimi. Në javën e gjashtë të Serisë A, skuadra e Gasperinit nuk shkoi më shumë se një 1-1 me Cremonese dhe i bashkohet Milani e Napoli në vendin e parë me 14 pikë. Një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar në Geëiss Stadium.

Në pjesën e parë miqtë mbyllën manovrën e zikaltërve dhe ndërhyrjet e Radu dhe Musso mbajtën rezultatin në ekuilibër. Në pjesën e dytë më pas ritmi bie dhe golat vijnë. Demiral (74') zhbllokon ndeshjen, por Valeri (79') barazoi menjëherë rezultatin duke përfituar nga një gabim i  Musso.