RTSH Sport Live

Criscito përmbys Juven, Genoa ende në garë për mbijetesë

  • 06/05/2022
  • |
  • Itali
Criscito përmbys Juven, Genoa ende në garë për mbijetesë
Në Feraris gjithçka ndodh në pjesën e dytë: Joya zhbllokon sfidën, në finale Gudmundsson barazon dhe Criscito vendos ndeshjen nga pika e penalltisë

Juve bie në Marassi dhe mban gjallë shpresat e fundit të Genoas. Në ndeshjen e javës së 36-të të Serisë A, skuadra e Blessin mposhti 2-1 djemtë e Allegrit dhe kaloi përkohësisht në -1 nga Salernitana në zonën e sigurisë. Në Ferraris pjesa e parë taktike dhe e ekuilibruar me lojën e bllokuar dhe pak mundësi. Në pjesën e dytë, Dybala zhbllokon ndeshjen me të djathtën kirurgjikale dhe godet shtyllën, më pas në finale ndodh gjithçka dhe vendasit përmbysin sfidën me Gudmundsson (87') dhe një penallti në ekstrem nga Criscito (95').

Juve mëkaton krenarinë, Genoa nuk dorëzohet dhe mbetet në garë për të qëndruar në Serinë A. Në Marassi është vënë në skenë një ndeshje për zemrat e forta. Sidomos në finale, me kuqeblutë që në pak minuta kalojnë nga dëshpërimi në gëzim. Një gëzim që ka në qendër një si  Criscito, kopertina e ndeshjes me penalltinë e tij në minutën e 95-të. Një goditje që fundos Juventusin dhe mban gjallë luftën për të mos u tërhequr. Luftë që parashikohet të mbetet në ekuilibër deri në fund.