RTSH Sport Live

Cristiano Ronaldo: katër minuta, dy gola. Juve-Cagliari 2-0

  • 21/11/2020
  • |
  • Itali
Cristiano Ronaldo: katër minuta, dy gola. Juve-Cagliari 2-0

Të gjithë në këmbë, është Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez ka udhehequr skuadrën e Juventusit në sfidën me Cagliarin duke siguruar fitoren e radhës, e katërta në këtë sezon në tetë sfida të luajtura, katër të tjera kanë përfunduar në barazim.

Është dashur minuta e 38-të që CR7 të gjejë rrugën e rrjetës. Një asist i dhënë nga Morata dhe portugezi, me lëvizjet e tij të zakonshme, por të pakapshme për kundërshtarin, është çliruar dhe ka goditur brenda zonës, portiere i Cagliari, Alessio Cragno nuk ka se çfarë të bëjë, 1-0. Vetëm katër minuta më vonë, pas një goditje këndi dhe një devijimi të bërë nga Demiral, Cristiano ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës, 2-0. Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 69-të, Cagliari ka arritur të shënojë me anë të Klavan, por VAR ka evidentuar një pozicion jashtë loje duke e anulluar. 2-0 për Juven, gjithçka me firmën e CR7.